SHËNDETI MENDOR

& TEKNOLOGJIA

SHËNDETI MENDOR

& TEKNOLOGJIA

Teknologjia Dixhitale

në dekadat e fundit është bërë një ndër mjetet më të fuqishme që formëson stilin e jetesës së të rinjve. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT (2023), 97% e të rinjve të grupmoshës 16–29 vjeç janë përdorues të rregullt të internetit, duke e bërë këtë grupmoshë një nga më të ekspozuarat ndaj ndikimit të drejtpërdrejtë të teknologjisë në jetën e përditshme. Edhe pse përdorimi i teknologjisë ka sjellë mundësi të mëdha për komunikim, arsim dhe informim, janë identifikuar gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me ndikimin e saj në shëndetin mendor të të rinjve.

  • Çrregullimet e ankthit dhe stresit lidhen ngushtësisht me përdorimin e zgjatur dhe të pakontrolluar të rrjeteve sociale. Një numër në rritje studimesh, përfshirë ato nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, vënë në dukje rritje të ndjeshme të simptomave të ankthit dhe stresit, si dhe ulje të vetëvlerësimit tek të rinjtë. Në nivel global, adoleshentët që kalojnë më shumë se tre orë në ditë në rrjete sociale kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor (U.S. Surgeon General, 2023). Në Shqipëri, profesionistët e shëndetit mendor kanë raportuar shtim të rasteve me ankth dhe pagjumësi, të lidhura me përdorimin e tepruar të pajisjeve digjitale, veçanërisht gjatë natës (Sulo, 2024).
  • Çrregullimi i sjelljes si rezultat i bullizmit digjital është një tjetër dukuri shqetësuese që ka marrë përmasa të reja në epokën e mediave sociale. Një anketë e UNICEF-it (2019), që përfshinte të rinj nga 30 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, tregoi se 1 në 3 të rinj ka përjetuar forma të bullizmit online, ndërsa 1 në 5 ka munguar në shkollë për shkak të ngacmimeve kibernetike. Në Shqipëri, raportet nga linjat e ndihmës për internet të sigurt tregojnë se bullizmi në rrjet është një nga shqetësimet kryesore të të rinjve. Këto përjetime ndikojnë ndjeshëm në mirëqenie, duke përfshirë pasiguri emocionale, stres të vazhdueshëm dhe rënie të ndjeshme të vetëbesimit.
  • Çrregullimi i vetëimazhit dhe vetëvlerësimit është po ashtu një aspekt i theksuar i ndikimit të teknologjisë. Sipas një raporti të Royal Society for Public Health (2017), platforma si Instagram dhe Snapchat ndikojnë negativisht në vetëvlerësimin e 70% të adoleshentëve të moshës 14–24 vjeç. Shumë të rinj shqiptarë, sidomos vajzat adoleshente, raportojnë ndjenja pasigurie për pamjen fizike pas ekspozimit të vazhdueshëm ndaj imazheve të kuruara dhe të filtruara në rrjetet sociale një shqetësim që evidentohet edhe në raportet e shërbimeve këshilluese dhe edukative në vend.
  • Çrregullimet e gjumit janë një tjetër pasojë e lidhur ngushtësisht me përdorimin e teknologjisë. Përdorimi i ekranit në orët e vona vonon prodhimin e melatoninës dhe çon në prishje të ciklit natyror të fjetjes. OBSH paralajmëron se mungesa e gjumit tek adoleshentët lidhet me humor të ulët, vështirësi në përqendrim dhe rrezik të shtuar për zhvillimin e çrregullimeve të ankthit. Në praktikën klinike shqiptare vërehet shpesh përmbysje e ritmeve të jetesës: të rinjtë qëndrojnë zgjuar natën përmes rrjeteve sociale dhe flenë gjatë ditës, duke ndërprerë funksionimin normal akademik dhe social.
  • Çrregullimi i sjelljes nga varësia digjitale është një problematikë në rritje edhe në Shqipëri. Një studim i vitit 2022 me studentë të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë tregoi se 28% e të rinjve shfaqnin shenja të varësisë nga interneti, me ndikim negativ në funksionimin e përditshëm, përfshirë rënien e vëmendjes, shtimin e nervozizmit dhe prishjen e marrëdhënieve sociale (Shkurti & Shtiza, 2023). Përdorimi kompulsiv i rrjeteve sociale shoqërohet jo rrallë me vetmi, përqendrim të ulët dhe humor të luhatshëm.
  • Çrregullimi i vëmendjes dhe përqendrimit është gjithashtu i lidhur me përdorimin e shpeshtë të pajisjeve elektronike. Ndërveprimi i vazhdueshëm me ekranet dhe kalimi i shpejtë nga një stimul në tjetrin (mesazhe, njoftime, video) e dëmton aftësinë e të rinjve për të ruajtur fokusin. Kjo gjendje, që nga ekspertët përshkruhet si “fragmentim i vëmendjes”, reflektohet në vështirësinë për të kryer detyra me përqendrim dhe në rënie të rezultateve akademike.
  • Çrregullimi i lidhjeve sociale përmes vetmisë është paradoksi më i madh i epokës digjitale. Edhe pse të rinjtë janë më të lidhur se kurrë përmes teknologjisë, shumë prej tyre përjetojnë ndjenja vetmie dhe boshllëku emocional. Shumë të rinj shqiptarë raportojnë se, pavarësisht kontaktit virtual të vazhdueshëm, ndihen emocionalisht të shkëputur, të pakuptuar dhe të pambështetur. Kjo vetmi “në heshtje” është një nga pasojat më të fshehta dhe më të thella të përdorimit të zgjatur të rrjeteve sociale, veçanërisht kur mungojnë marrëdhëniet reale ndërpersonale.

Përballë këtyre sfidave, dokumente strategjike kombëtare po vendosin gjithnjë e më shumë theksin te ndërgjegjësimi dhe ndërhyrjet parandaluese. Plani i Veprimit për Shëndetin Mendor 2023–2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon përfshirjen e programeve për edukimin e të rinjve mbi shëndetin mendor dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë, në bashkëpunim me OBSH-në dhe UNICEF-in.

Në këtë realitet të ri digjital, sfida nuk qëndron në shmangien e teknologjisë, por në ndërtimin e një marrëdhënieje të ekuilibruar me të. Rritja e ndërgjegjësimit, edukimi për përdorim të ndërgjegjshëm dhe mbështetja emocionale janë çelës për të ndihmuar të rinjtë të qëndrojnë jo vetëm të lidhur me botën, por edhe në kontakt të vërtetë me veten.

Platforma Mindful_Youth.al u realizua nga Qendra Be the Change në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së.

Shenjat e Një Ekuilibri Të Prishur Nga Teknologjia

Shenjat paralajmëruese që tregojnë

një marrëdhënie të pashëndetshme

me teknologjinë përfshijnë:

Vështirësi në kontrollimin e kohës online                                                                                    

Përjetim i nevojës së vazhdueshme për të kontrolluar telefonin ose rrjetet sociale, edhe kur jeni duke kryer aktivitete të tjera. Mund të keni tentuar të kufizoni kohën para ekranit, por e keni të vështirë ta respektoni këtë kufi.

Shfaqja e simptomeve të “varësisë digjitale”                                                                                

Ndiheni të shqetësuar, nervozë ose të mërzitur kur jeni larg pajisjeve elektronike. Nëse interneti ose telefoni ju ndërpritet, vini re ndryshime në humor si nervozizëm apo padurim, që janë shenja të tërheqjes (simptoma të “withdrawal”).

Neglizhimi i aktiviteteve të tjera                                                                                                      

Teknologjia fillon të zërë vendin e detyrave dhe kënaqësive tuaja jashtë internetit. Për shembull, mund të anashkaloni detyrat e shkollës, obligimet familjare apo takimet shoqërore sepse jeni të zhytur në lojëra elektronike apo rrjete sociale. Hobby-t që dikur ju pëlqenin (sporti, leximi, etj.) mbeten pas dore.

Ndikimi negativ në lidhjet personale                                                                                                      

Kalimi i tepërt i kohës online mund të shoqërohet me izolim social. Vëreni se preferoni të komunikoni me mesazhe ose komente online sesa të bisedoni ballë për ballë. Miqtë ose familjarët mund t’ju kenë bërë vërejtje se jeni gjithë kohës me telefon në dorë dhe se mungon në bisedat e shtëpisë.

Pasoja në rutinën ditore dhe shëndet                                                                                                      

Një ekuilibër i prishur me teknologjinë shpesh reflektohet në rutinë. Për shembull, qëndrimi deri vonë natën në internet çon në pagjumësi dhe lodhje gjatë ditës. Gjithashtu, mund të shfaqen probleme si sy të skuqur, dhimbje koke ose qëndrime të gabuara trupore nga përdorimi i zgjatur i pajisjeve.

Nëse identifikoni disa nga shenjat e mësipërme tek vetja, është një sinjal për të reflektuar. Njohja e problemeve është hapi i parë për të rimarrë kontrollin. Mos harroni, teknologjia duhet t’ju shërbejë juve dhe jo ju asaj.

Shenjat e Një Ekuilibri Të Prishur Nga Teknologjia

Shenjat paralajmëruese që tregojnë një marrëdhënie të pashëndetshme me teknologjinë përfshijnë: