Aktiviteti “Bashkë, për Veten”
në Librazhd
Aktiviteti “Bashkë, për Veten” në Librazhd
Ky aktivitet, i udhëhequr nga Igli Molla, mësues i çertifikuar i yogës pranë Shiva Dancing School of Yoga, solli për të rinjtë e Librazhdit një përvojë të veçantë qetësie dhe vetëdijësimi.
Pjesëmarrësit mësuan teknika të thjeshta, por fuqizuese të meditimit dhe frymëmarrjes së vetëdijshme, duke u ndalur për një moment për të dëgjuar veten dhe trupin e tyre.
Në një realitet gjithnjë të zhurmshëm dhe të mbushur me shpërqendrime digjitale, ky aktivitet u shndërrua në një hapësirë reflektimi, ku të rinjtë eksperimentuan me mënyra të shëndetshme për të reduktuar stresin dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Platforma Mindful_Youth.al u realizua nga Qendra Be the Change në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së.