Aktiviteti “Këtu & Tani”
Joga dhe Meditim në Tiranë
Aktiviteti “Këtu & Tani” Joga dhe Meditim në Tiranë
Ky aktivitet u zhvillua me të rinjtë e Tiranës dhe u udhëhoq sërish nga Igli Molla, duke sjellë një kombinim relaksues të jogës dhe meditimit.
Të rinjtë përjetuan praktikën e të qenit plotësisht të pranishëm në momentin aktual, duke lënë pas telefonat dhe shpërqendrimet digjitale për t’u lidhur me trupin dhe mendjen e tyre.
Nëpërmjet ushtrimeve fizike të thjeshta dhe meditimit të udhëzuar, ata përjetuan ndjesinë e ekuilibrit, një përvojë që i ndihmoi të ulin tensionin, të rrisin vetëdijen emocionale dhe të përforcojnë lidhjen me natyrën dhe veten.
Ky aktivitet solli një përfitim të drejtpërdrejtë për mirëqenien psikofizike të të rinjve, duke promovuar një stil jetese më të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm.

Platforma Mindful_Youth.al u realizua nga Qendra Be the Change në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së.