manuali informues
manuali informues
“NË LINJË ME VETEN”, manuali që ndihmon të rinjtë të kuptojnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre mendor në botën digjitale.
Ky manual informues dhe praktik i vjen në ndihmë të rinjve me njohuri të qarta, këshilla të zbatueshme dhe strategji konkrete për të ruajtur ekuilibrin mendor përballë sfidave që sjell teknologjia. Përmes gjuhës së thjeshtë, ilustrimeve të jetës reale dhe shembujve të përditshëm, manuali u mëson të rinjve si të njohin shenjat e një gjendjeje të paqëndrueshme emocionale dhe si të ndërtojnë zakone më të shëndetshme digjitale.
Ai është një udhërrëfyes për vetëdije, reflektim dhe veprim – për ata që duan të jenë më të lidhur me veten, jo vetëm me botën online.
Manuali informues “Në linjë me veten” u realizua nga Qendra Be the Change në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së.
“NË LINJË ME VETEN”, manuali që ndihmon të rinjtë të kuptojnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre mendor në botën digjitale