Rreth Nesh

Rreth Nesh

RrethProjektit

Platforma Mindful Youth është krijuar si një hapësirë digjitale ndërgjegjësuese dhe mbështetëse për të rinjtë në Shqipëri, në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”.
Misioni i saj është të informojë dhe fuqizojë të rinjtë për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë, duke ofruar burime edukative, këshilla praktike, aktivitete frymëzuese dhe përmbajtje interaktive që nxit reflektimin, kujdesin ndaj vetes dhe mirëqenien mendore në një botë gjithnjë e më të lidhur.

Platforma Mindful Youth është menduar si një mjet për të lehtësuar qasjen në informacion të besueshëm dhe për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet të rinjve dhe profesionistëve të shëndetit mendor. Përmes saj, synohet jo vetëm rritja e vetëdijes, por edhe krijimi i një komuniteti digjital më të sigurt, më të vetëdijshëm dhe më mbështetës.

Kjo platformë është pjesë e projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale”, i cili implementohet nga Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Qellimi i Projektit

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kompetencën psiko-edukative midis të rinjve, duke adresuar sfidat e shëndetit mendor të shkaktuara nga përdorimi i teknologjisë.

Objektivat specifike përfshijnë:

1. Informimin e të rinjve në lidhje me çështjet e shëndetit mendor

të përkeqësuar nga teknologjia përmes Seminareve Interaktive, të zhvilluara në Librazhd, Tiranë dhe Durrës.

2.Pajisja e të rinjve me teknika dhe strategji praktike

për rritjen e mirëqënies të shëndetit mendor, përmes një sërë aktivitetesh tërheqëse që stimulojnë mirëqënien “Shkëputur nga priza”.

3.Rritja e ndërgjegjësimit

në një shkallë të gjerë të të rinjve për çështjet e shëndetit mendor që lidhen me teknologjinë përmes një Fushate Gjithëpërfshirëse Ndërgjegjësimi.